8 persona janë arrestuar ndërsa 10 të tjerë janë shpallur në kërkim të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.
Policia njoftoi sot se gjatë javës që sapo u mbyll janë kryer mbi 4300 kontrolle ku janë evidentuar 30 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
14 persona do të ndiqen në gjendje të lirë.
Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 987 lidhje të abonentëve debitorë dhe 30 lidhje të paligjshme.