RiRi, anëtarja më e re e “The Voice US”

Pjesëmarrësit e “The Voice US” do të marrin këshilla nga ylli i muzikës Rihanna këtë sezon, pasi ajo i është bashkuar këtij paneli.

Këngëtarja e hitit “Diamond”, do t’u bashkohet kolegëve të saj Blake Shelton, Adam Levine, Gwen Stefani dhe Pharrell Williams. Ky lajm është publikuar të enjten, kur u tha se Rihanna do të shërbejë si këshilluesja kyç në këtë konkurs.

Sezoni i nëntë i “The Voice Us” pritet të nisë më 21 shtator.

Advertisement