Armina hedh poshtë zërat: “Jam 100% natyrale!”

Duke qenë se kohët e fundit personazhet publike shqiptare janë vënë në “shënjestër” për sa u përket ndërhyrjeve kirurgjikale për të përmirësuar format trupore apo tipare të fytyrës, këtyre të fundit u duhet shpeshherë të konfirmojnë apo hedhin poshtë këto fjalë. Pikërisht këtë gjë ka vendosur të bëjë modelja dhe blogerja Armina Mevlani në një postim në llogarinë e saj në Instagram. “Për të gjithë ata që më pyesin dhe më shkruajnë mesazhe, unë jam 100% natyrale dhe nuk kam botoks. Kurrë nuk do të vendosja botoks! E vetmja gjë që bëj me fytyrën time janë trajtimet me kremra dhe masazhe”, ka shkruar ajo duke hedhur poshtë kështu të gjitha dyshimet e njerëzve.

Advertisement