Snapchat-i vjen me opsione të reja

    Bëhuni gati të jeni akoma më të fiksuar pas Snapchat-it, ju që tanimë jeni mësuar ta përdorni në masë këtë aplikacion. Snapchat sapo ka lajmëruar ndryshimin e fundit me një video-promocionale të mërkurën mbrëma dhe me aq sa pamë, mund të themi se ky rrjet social do të bëhet edhe më i përhapur se sa është tani. Opsioni i ri quhet “Memories” (Kujtimet) dhe të gjithë përdoruesit e Snapchat-it mund të ruajnë fotot dhe videot, t’i rregullojnë ato si të duan dhe t’i postojnë ato sërish më vonë. Gjithashtu do të ketë një opsion të ri për t’i ruajtur të gjitha fotot dhe videot që ju publikoni në Snapchat me një dosje (folder) të kyçur, e cila do të quhet “My Eyes Only” (vetëm për sytë e mi). Këtu sigurisht mund të ruani momente që nuk doni t’i ndani me të tjerët. Gjithashtu, ju do të mund të postoni edhe fotografi që i keni bërë më parë dhe i keni ruajtur në galerinë e telefonit tuaj. Ky përmirësim i Snapchat-it do të jetë i mundur për të gjithë përdoruesit e tij deri në fundin e këtij muaji, kur ata të gjithë do të njoftohen nëpërmjet një mesazhi nga stafi i Snapchat-it që duhet të ndryshojnë versionin e aplikacionit.

    Advertisement