Pas tragjedisë në Manchester ku 22 të rinj humbën jetën si pasojë e një sulmi terrorist në koncertin e Ariana Grande, këngëtarja amerikane ka vendosur të rikthehet sërish në Britaninë e Madhe. Përmes një postimi në Instagram Grande tregon se do të rikthehet në Manchester më datën 4 qershor ku do të mbajë një koncert në nderim të viktimave të sulmit terrorist.
Këngëtarja amerikane nuk do të performojë e vetme në skenë. Në mbështjetje të Arianës por edhe të gjithë të lënduarve të kësaj tragjedie, do jenë edhe këngëtarë të tjerë si Katy Perry, Justin Biber, Miley Cyrus. etj Të ardhurat nga shitja e biletave të koncertit do t’i shkojnë në ndihmë familjarëve të lënduar nga sulmi i tmerrshëm që i mori jetën 22 të rinjëve.