Ariana Grande është zyrtarisht një grua e martuar. E!News shkruan se ajo u martua me Dalton Gomez në një ceremoni martesore private të mbajtur në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni këtë fundjavë. Burimet e përshkruajnë si një ceremoni të vogël e intime por që kishte brenda shumë dashuri dhe lumturi. 27-vjeçarja dhe partneri i saj kanë vendosur që të kenë pranë vetes në këtë ditë të veçantë vetëm familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt. Dyshja ka marrë hapin e rëndësishëm pesë muaj pasi u fejuan.
Ata kanë ndarë me fansat shumë pak detaje në lidhje me historinë e tyre të dashurisë. Ariana dhe Dalton filluan të dilnin me njëri-tjetrin marsin e kaluar, gjatë izolimit, përpara se të shfaqeshin bashkë në publik në maj në videoklipin “Stuck With U” me Justin Bieber. Pas kësaj, Ariana dhe Dalton filluan të postonin në lidhje me romancën e tyre në mediat sociale. Dhe ja ku janë tani, burrë dhe grua.