Të gjithë e dimë se lajmi që Rama do të ishte i ftuari i Çanit në “Zonë e Lirë” na habiti pa masë sapo kryeministri shkroi këtë status në Facebook edhe pse prej kohësh mendohej se ata të dy nuk flisnin me njëri-tjetrin.
Kjo u pa si një përballje e tyre pas shumë vitesh, por i ftuar në “Xing me Ermalin” dhe i pyetur për arsyen se pse ai nuk ka folur me kryeministrin dhe si u pajtuan Çani na la pa fjalë me përgjigjen duke thënë se:
“Po nuk ishim të zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njëri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda, po unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë.”- u shpreh moderatori.