Ardit Gjebrea feston 55-vjetorin, urimi i veçantë i Jonit dhe momentet nga festa (Video)

Sot feston 55-vjetorin një nga moderatorët dhe këngëtarët më të dashur për publikun, Ardit Gjebrea.

Ai i ka nisur festimet e ditëlindjes mbrëmjen e djeshme me njerëzit e tij të dashur që i ka quajtur “familja ime”. Në festën e organizuar kanë qenë të pranishëm një pjesë e stafit të  “E diela shqiptare” dhe familjarët e kolegët.

Advertisement

Këngëtarja Juliana Pasha ka publikuar gjithashtu në Instagramin e vet disa momente nga festa teksa Arditi kërcen kapur për dore me të shoqen dhe Annën e vogël.

Megjithatë djalit të madh të moderatorit, Jon Gjebrea i cili është zhvendosur drejt Bostonit bashkë me të fejuarën e tij. Joni sigurisht nuk mund të rrinte pa uruar të atin përmes Instagramit. Me anë të një fotoje shkëputur nga fëmijëria e tij krah të atit ka dhuruar emocione me dy fjalë: “Gëzuar ditëlindjen vëllai im i madh”.

Happy Birthday Big Brother @arditgjebrea ????

A post shared by @ jon.gjebrea on