Një nga emisionet që me zor po pritet të vazhdojë është sezoni i dytë i “Dua të të bëj të lumtur”

Ndërkohë që na ndajnë pak ditë nga 17 Shkurti, ka qenë vetë Arbana Osmani që ka zbuluar edhe emrin një prej personazheve që do të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje. Nëpërmjet postimit të ftesës karakteristike në ngjyrë ari, shihet e shkruar: “Faleminderit që na nderuat me praninë tuaj në program. Përqafime, Arbana”.

Advertisement

Lart mund të dallohet fare qartë emri i Robert Ndrenikës, që së fundmi ka qenë një nga personazhet më aktiv ditët e fundit, lidhur me shqetësimin e ngritur për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

“E privilegjuar ta nisim këtë sezon me një të ftuar të jashtëzakonshëm si Robert Ndrenika”,- ka shtuar Arbana krah fotos, ndërsa ka ftuar fansat e saj ta ndjekin në 17 shkurt në orën 20.50, në ekranin e Top Channel.