“APES**IT”, Beyonce dhe Jay-Z kanë shumë për të zbuluar në projektin e ri (Video)

“Everything is Love” mban emrin projekti madhështor i çiftit të famshëm dhe duket se çdo gjë rreth tij i dedikohet marrëdhëdhënies së tyre.

Beyonce dhe Jay-Z pavarësisht kohëve dhe momenteve të vështira që kaluan, janë bashkë dhe këtë po e vërtetojnë edhe me turin e radhës, një vazhdim i tyre i nisur vite më parë, “OTR II”.

Advertisement

Mbrëmjen e djeshme nëpërmjet postimeve në Instagram, Beyonce ka lajmëruar fansat për këtë projekt madhështor. Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit disa sekuenca filmike të klipit “Apeshit”.

Mesa duket publikimi i këtij projekti ishte fiks në kohë për t’i ndalur fjalët që tregonin për ndonjë krisje të mundshme mes bashkëshortëve. Albumi i ri duket se është i gjithi një projekt familjar, në të cilin nuk kanë dhënë kontribut vetëm Jay Z dhe Beyonce.

Në njërën nga këngët është protagoniste edhe vajza e madhe e çiftit, Blue Ivy e cila i prezanton gjithë botës binjakët Rumi dhe Sir.

Ndërkohë “Apeshit” është kënga e parë e shoqëruar me klip shkëputur nga albumi. Klipi është xhiruar në Paris, konkretisht në muzeun e Louvre-it. Duket magjike!