Festivalet vjetore Coachella dhe Stagecoach, dy nga ngjarjet më të mëdha muzikore që mbahen në Kaliforninë e Jugut, janë anuluar pas shqetësimeve për përhapjen e koronavirusit, njoftuan zyrtarët lokalë të shëndetit.
“Jam i shqetësuar pasi indikacionet rriten që COVID-19 mund të përkeqësohet në vjeshtë,” tha zyrtari i shëndetit publik të Qarkut Riverside, Dr. Cameron Kaiser në një deklaratë duke njoftuar anulimin e festivaleve.
“Duke pasur parasysh rrethanat dhe potencialin e parashikuar, nuk do të isha e qetë të ecja përpara”, shtoi ai.
Zona e festivaleve lejohet në fazën 4 të planit të rihapjes së guvernatorit Gavin Newsom dhe do të kërkonte trajtime ose vaksina për të lejuar hyrjen, tha Kaiser.
Zyrtarët e shëndetësisë thanë që ata kanë qenë në kontakt me Goldenvoice, promovuesi i festivaleve për këtë çështje.
Festivali i Muzikës dhe Arteve të Coachella Valley Festival dhe Stagecoach Country Music u parapa që fillimisht të mbaheshin në prill por u shtynë deri në tetor nën drejtimin e zyrtarëve të shëndetit të Qarkut Riverside.
Festivali pret qindra mijëra njerëz dhe në secilën pritej të shfaqeshin emra të njohur.
Rage Against the Machine, Travis Scott dhe Frank Ocean ishin planifikuar të kryesonin Coachella-n, së bashku me interpretimet nga Calvin Harris, Big Sean, Leëis Capaldi, Charlie XCX, Flume, 21 Savage, Lana Del Rey dhe Lil Nas X.