Anullon koncertin

Beyoncè ka anulluar koncertin e saj në Belgjikë. Agjenti i 31 vjeçares tha se ajo ndihej e dehidratuar dhe e lodhur dhe mjekët i kanë këshilluar që të çlodhet. Këngëtarja ishte parashikuar të performonte të mërkurën në Antwerp në kuadër të turit “Mrs Carter”,  por stafi i saj tha se ajo po priste këshillën e mjekut para se të vazhdonte.

Së fundmi në mediat rozë qarkullojnë spekullime se Beyoncè mund të jetë shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, por vetë ajo nuk ka bërë asnjë koment. Si këngëtarja ashtu edhe organizatorët e koncertit deklaruan se shfaqja do të programohet për një datë tjetër.

Advertisement