Shprehja e njohur “Dardha bie në Dardhë” duket se i shkon më së miri moderatorit Ardit Gjebrea dhe vajzës së tij, Anna.
Gjebrea ka publikuar mëngjesin e sotëm një video në Instagram ku Anna e veshur me ngjyrat dhe simbolin e flamurit shfaqet duke kënduar për një aktivitet të shkollës së saj në prag të festave të nëntorit.
Në këtë video Annën e shohim mjaft të rritur dhe gjithashtu duke kënduar në mënyrë perfekte. Mesa duket Anna do të ecë në gjurmët e babait të saj duke u bërë një artiste e kompletuar.