Angelina Jolie prej vitesh tashmë njihet për veprat e saj të bamirësisë dhe vizitat në vendet e varfëra.
Dhe duket se Angelina Jolie ka ngulitur dëshirën e saj të palëkundur për të ndihmuar njerëzit në nevojë mbi familjen e saj tek vajza Shiloh, 11 vjeç dhe Zahara, 13 vjeçe, u bashkuan me nënën e tyre gjatë një udhëtimi në kampin e refugjatëve Zataari në Jordani të dielën. 42-vjeçarja, humanitare, tha se vajzat e saj ‘kërkuan të vinin’ me të për t’u takuar me sirianët e zhvendosur nga lufta e vazhdueshme civile e vendit, e cila filloi gati shtatë vjet më parë, sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
‘Bijat e mia Zahara dhe Shiloh kërkuan të vijnë me mua sot,’ tha Angelina. “Kanë kaluar kohë duke folur dhe duke luajtur me fëmijët e moshës së tyre të cilët janë detyruar të lenë shtëpitë e tyre, anëtarët e familjeve të të cilëve janë vrarë ose janë zhdukur dhe që po luftojnë me trauma dhe sëmundje, por që në fund të ditës janë vetëm fëmijë, me të njëjtat shpresa dhe të drejta si fëmijët në çdo komb tjetër”.
Kjo vizitë ishte udhëtimi i tretë i Shiloh dhe vizita e parë e Zahara në një kamp refugjatësh, sipas revistës PEOPLE.
Angelina i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i japë fund konfliktit ‘të pakuptimtë sirian’ kur lufta hyn në vitin e tetë.