Deri ku do të shkojë kjo çështje?
Angelina Jolie akuzon ish-bashkëshortin, aktorin Brad Pitt, se nuk e ka mbështetur financiarisht për të rritur fëmijët.
CNN publikon artikullin teksa sqaron se ka siguruar dokumentin gjyqësor me ankesën e aktores hollivudiane.
Pas thuajse dy vitesh që nga ndarja, Jolie po përpiqet të përshpejtojë procesin që të marrë fund deri në fund të vitit. Avokati i Jolie dorëzoi një dokument të martën në të cilit thuhej se aktorja donte të kthehej në statusin beqare brenda vitit kalendarik.
Në dokument gjithashtu thuhej se Pitt “s’ka bërë asnjë pagesë domethënëse për të mbështetur fëmijët financiarisht” dhe edhe pse dyshja kishte rënë dakord në mënyrë informale, “pagesat nuk ishin kryer rregullisht.”
Avokatja, Samantha Bley, pohon se Jolie do që Gjykata të lëshojë një urdhër për Pitt, që të asistojë financiarisht ndaj fëmijëve. Në dokument shtohet se: Duke qenë se pagesat jo formale për shpenzimet për fëmijët nuk janë bërë rregullisht nga Pitt prej më shumë se një viti e gjysmë, Jolie kërkon që Gjykata të lëshojë një urdhër zyrtar, ku ai të detyrohet të paguajë”.
Jolie kërkoi divorcin në shtator të 2016-s, duke i dhënë fund martesës dy vjeçare dhe romancës dhjetë vjeçare me Pitt. Ata kanë gjashtë fëmijë bashkë dhe Angelina kërkon kujdestari primare për të gjithë.
Mindy Nyby, një zëdhënëse e aktores, tha këtë të martë se dokumenti i dorëzuar në gjykatë kishte për qëllim t’i “jepte fund martesës në një mënyrë që hap rrugën për hapin e radhës në jetët e tyre si prindër të përkushtuar.”
Një burim i informuar rreth çështjes, që s’ishte i autorizuar të fliste publikisht tha se “Pitt i përmbush gjithnjë premtimet.”
Kërkesa për divorc citonte si shkak kryesor mospërputhje të pakorrigjueshme në karakter dhe shkaktoi një beteje mbi kujdestarinë e fëmijëve. Pitt u akuzua, u hetua dhe u shpall i pafajshëm për abuzim ndaj fëmijëve dhe s’është vendosur ende kush do të marrë kujdestarinë.
Aktori i “Moneyball” tha në një intervistë për GQ vitin e kaluar se kishte hequr dorë nga alkooli, po i nënshtrohej terapisë dhe se ai dhe Jolie kishin vendosur të hiqnin dorë nga “urrejtja” për të punuar së bashku drejt zgjidhjes së problemeve që po hasnin.
Pitt ka qëndruar larg vëmendjes së opinionit publik, ndërsa Jolie ka qenë duke xhiruar vazhdimin e filmit “Maleficent” në Londër.