Anëtari i jurisë së X Factor kap të pasmet e këngëtares Mel B në emision LIVE (Video)

Një video e 2014-ës, ku gjatë një interviste televizive Louis Walsh, anëtar i jurisë së X Factor kapi të pasmet e këngëtares Mel B, po qarkullon sërish në internet.

Ndërkohë që janë duke folur, Louis i kishte hedhur krahun Melit dhe fillon e fërkon nga të pasmet.

Advertisement

E vënë në siklet dhe e papërgatitur, Mel ngre duart, ndalon së foluri moderatoren tjetër të emisionit dhe i kërkon të gjithëve të shohin se çfarë Louis po bënte.

Mënjeherë ai e ka hequr dorën me shpejtësi dhe u shpreh me të qeshur se “thjesht po kujdesej për të”.

Pas atij momenti, Mel B u largua nga ai me një pamje të mërzitur. Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë shpërndarë në Twitter duke e përmendur si një ngacmim seksual publik. Nga ana tjetër, Mel B dhe Louis kanë vendosur të mos komentojnë rastin.