Komediania Amy Schumer ka zbuluar diçka shokuese nga jeta saj në “SuperSoul Conversations” me Oprah.

Schumer tha se kishte humbur virgjërinë gjatë një përdhunimi nga ish i dashuri i saj dhe kjo ndodhi kur ajo ishte 17 vjeç ndërsa i dashuri penetroi brenda saj teksa ajo ishte në gjumë.

“Unë nuk kisha rënë dakord për këtë gjë, ne as nuk e kishim diskutuar. Kur të ndodh diçka e kësaj natyre mendon: Në rregull, ai nuk është dikush që do të dëshiroja ta shikoja pas hekurave, por ajo çka më bëri nuk ishte e drejtë.” u shpreh aktorja 36-vjeçare.
Amy tha se i dashuri u ndje keq pas kësaj dhe donte ta qetësonte, por ajo ishte tepër e acaruar.

“U ndjeva shumë e nevrikosur me të, një ndjenjë që më ka mbetur që atëherë. Si gra ne jemi mësuar të mos e humbim toruan, sepse kjo i shtyn njerëzit të na shpërfillin, të largohen. Ndjeva se duhej ta qetësoja sepse ai ishte keq, i shqetësuar, ndaj u mundova ta lë inatin mënjanë”, është shprehur aktorja.