Vogëlushja Sia, tashmë është po kaq e njohur sa prindërit e saj, Ami dhe Ermali.
Edhe pse nuk e kemi parë ende fytyrën e saj, me shumë mundësi do e shikojmë së shpejti. Kjo sepse mami Amarda ka zgjedhur studion fotografike të Rezarta Shkurtës, për të realizuar setin e parë fotografik profesional për më të ëmblën e familjes, e cila erdhi në jetë në datë 12 Mars si dhe për vëllain e saj të madh, Joelin.
Ami nuk ka preferuar që të zbulojë shumë nga portreti i së bijës, por ne arrijmë të dallojmë përmes fotos se ajo është një bebushe e bukur me shumë flokë, ndërkohë që mini skena e fotografisë, është një lule e madhe dhe Sia në mes të saj. E entuziasmuar nga ideja, ajo ka shkruar në foto: “Rezarta Shkurta, je artiste”!
Me siguri ka për të na rrëmbyer zemrat…