Altin Dumani zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme, SPAK me pesë vota pro!

Altin Dumani është zgjedhur në krye të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK me pesë vota pro, pas seancës rreth gjashtë orë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Edvin Kondili mori katër vota, kurse Adnan Xholi arriti të merrte vetëm një votë.

Advertisement

Altin Dumani siguroi votat e Bujar Sheshit, Eloida Goxhajt, Zeqir Hodës, Arta Mandronit dhe Ledina Rizës.

Edvin Kondili mori votat e Tartar Bazajt, Nurihan Seitajt, Mmirela Bigdanit dhe Alfred Ballës. Kurse Adnan Xholi mori vetëm votën e Sokol Stojanit.

Dumani tashmë do të marrë timonin e drejtimit të SPAK, duke zëvendësuar Arben Krajën.

Për rreth gjashtë orë Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi bënë prezantimet e tyre para trupës së KLP-së, ku treguan eksperiencat dhe objektivat e tyre.