Alfio dhe Fatma i japin fund lidhjes!

Alfio Rrotani deklaroi në Instagram se ai dhe moderatorja Fatma Methasani i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

“Të dashur familjarë, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës sime personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit,” shkruan ai.

Advertisement

“Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë absolutisht të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni dhe për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi, pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private dhe profesionale, por edhe të rrethit tim dhe familjes sime,” shton më pas.

Fatma dhe Alfio bënë publike historinë e tyre në vitin 2019, pas 3 vitesh lidhje. 2020-ta solli në jetën e tyre vogëlushin Noah dhe propozimin për martesë. Prej kohësh, nëpër portale qarkullon lajmi se ata janë ndarë. Fatma nga ana tjetër nuk ka reaguar.