Chris Evans shpallet “Mashkulli më seksi në botë”: Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur!

Aktori Chris Evans është përzgjedhur nga revista “People” burri më seksi për vitin 2022

Advertisement

Përzgjedhja u shpall në “The Late Show With Stephen Colbert”. Chris Evans, i cili për gati një dekadë luajti Captain America në filmat superheronjve të Marvel, merr stafetën nga një tjetër Avenger, aktori i njohur Paul Rudd.

“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur. Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë”, tha aktori për “People”.

Chris Evans tha se ai po përgatitet për ngacmimet që do të marrë nga miqtë e tij, “Vërtet, kjo do të jetë vetëm një pikë bullizmi”.