Nicole Scherzinger ka shpjeguar domethënien e titullit të albumit të saj të ri “Big Fat Lie“. Bëhet fjalë për shqetësime ushqimore nga të cilat këngëtarja ka vuajtur në të shkuarën dhe që i kanë kushtëzuar për një kohë të gjatë jetën. Gjatë një interviste për “Digital Spy”, bukuroshja ka ndarë me fansat arsyet e kësaj zgjedhjeje. “Mendoj se më në fund jam gati dhe mjaftueshëm e sigurt për të folur për diçka që e kam mbajtur gjithnjë të fshehtë. Më në fund arrita të hapem. Mendoj se të gjithë bashkëjetojmë me gënjeshtra, ato që i themi vetes. Ato gjëra që nuk janë gjithnjë siç duken. Njerëzit do t’a kuptojnë këtë që kam kaluar. Kam zgjedhur këtë titull për albumin tim sepse përgjatë një pjese të konsiderueshme të jetës sime kam jetuar me çrregullime ushqimore. Kjo histori ka dalë së fundmi dhe njerëzit shpesh më kërkonin të tregoja eksperiencën time. Kështu kuptova se edhe pse e vështirë për të folur mbi këtë argument, kam mundësinë të ndihmojë shumë njerëz që luftojnë me këto shqetësime”. Bravo Nicole.
E ndërkohë që presim të dëgjojmë BIG FAT LIE ju ftojmë të dëgjoni hitin ”Your Love“: