Një foto e shpërndarë dhe një koment me humor bëri që të shpërthejnë lajmet rozë për një martesë të mundshme mes koreografit Albi Nako dhe balerinës e moderatores së njohur Hueyda El Saied.

Tashmë të dy të divorcuar dhe kjo deklaratë gjeti vend për dyshime. Por vetë Hueyda ka sqaruar këtë të shtunë se bëhet fjalë për humor, pasi mes saj dhe Albit ka miqësi të pastër.

Advertisement

“Të nderuar miq gazetarë të shtypit rozë, ju lutem qetësohuni! Unë e di që ju e doni fort Albin si dhe vdisni të kërceni Napolinin apo Pogonishten. Ju siguroj që kur të martohet do të jem dëshmimtarja e dasmës së shokut tim të ngushtë e do të kërcej e këndoj pareshtur… Fundjavë të këndshme!”, shkruan ajo.

Hueyda El Saied i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin e saj francez, ndërsa Albi Nako i dha fund historisë së dashurisë me balerinën e njohur Klaudia Pepa.