E ftuar në “Top Show Magazine” me Alban Dudushin ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Alberie Hadërgjonaj.
Ajo është nënë e dy vajzave super sexy, dhe prej dy vitesh është bërë gjyshe. Por Albëria ndër të tjera ka folur dhe për tradhtinë bashkëshortore.
Këngëtarja ka më shumë se 10 vjet që i ka dhënë fund martesës me babain e vajzave të saj, duke treguar se ai e ka tradhëtuar shumë herë.
“Burri im më ka tradhëtuar gjithmonë. Unë kur jam martuar s’kam ditur ç’domethënë burrë, madje nuk kam ditur ta puth”,- ka thënë Albëria.
Ndërsa pyetjes nëse ka qenë ajo apo ish bashkëshorti i saj qëka kërkuar divorcin Albëria i është përgjigjur: Ai ka dashur të më lerë që kur jemi martuar, se ka pasur qejf të hapte sytë. Dhe kur u ndam ishim të dy dakord dhe jemi ndarë me mirëkuptim.