Data e 28 nëntorit është një festë e dyfishtë për çiftin e këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Përpos festës kombëtare të pavarësisë, çifti feston dhe ditëlindjen e vogëlushes së tyre Ameli. Dhe ishte pikërisht kjo datë kur çifti publikoi këngën “Dhurata”, si dhuratë për të gjithë fansat me rastin e ditëlindjes së vogëlushes. Publikimi i këngës “Dhurata” u prit shumë mirë nga të gjithë, duke marrë parasysh se personazh kryesor kishte vogëlushen Ameli.

Advertisement

Çifti së fundmi me anë të një postimit në Instagram ka lajmëruar fansat se kënga “Dhurata” do të ketë dhe një version tjetër, në gjuhën angleze. Mesa duket Albani dhe Miriami janë aq të lumtur, sa lumturinë e tyre duan ta shprehin në disa gjuhë.