Ajo është shkëputur nga muzika prej pak kohësh, ndoshta për t’u rikthyer me projekte të mëdha.

Mëgjithatë në rrjetet sociale vazhdon të jetë aktive. Veçanërisht sot që është një ditë e veçantë për motrën e saj e cila feston ditëlindjen. Besa Kokëdhima ka shkruar një urim special për Erën.

Advertisement

“Engjëlli i shpirtit u bëfsh 1 milion vjeç! Je dhurata më e çmuar që Zoti i ka bërë familjes tonë! Të dashuroj e jam e bekuar që të kam motër! Shëndet, lumturi e dashuri se ti je dashuri”,- shkruan ajo duke u kthyer pas në kohë dhe duke publikuar një foto të vjetër të bërë kohë më parë.