Para pak kohësh prezantuesja Albana Osmani bëri të ditur se do të ishte pjesë e serialit kosovar “Egjeli” nga Stupcat.

 Në episodin e 49-të, Liki po mundohet ta gjejë tekstin perfekt për këngën e tij rep dhe bashkë me Cengin dalin për frymëzim në mal. Pikërisht aty takohen me një vajzë, të cilën Liki e njeh më parë, luajtur nga bukuroshja Albana Osmani.

Advertisement

 Albana shfaqet me një bluzë me luledielli, e cila është pjesë e fushatës sensibiliezuese “Ti je një luledielli”. Vetë Albana Osmani, është iniciatorja e kësaj kauze të veçantë, e cila vë për qëllim mbledhjen e fondeve nga aktivitet e ndryshme nën logon e lulediellit, për qëllim ndihmesën e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.