Moderatori Alban Dudushi është një prej moderatorëve më të pëlqyer të ekranit shqiptar.
Mbrëmjen e sotme ai u vu përballë fëmijëve “Në kurthin e Piter Pan”, ku i është përgjigjur me sportivitet të gjitha pyetjeve të fëmijëve. Njëri prej vogëlushëve e pyeti moderatorin se përse ai u nda nga gruaja e tij e parë dhe Albani nuk ngurroi t’i përgjigjej djaloshit, duke i shpjeguar se ç’ndodh mes të rriturve.
“Ashtu si ju tani që mund të pëlqeni ndonjë gocë, kur je i ri të pëlqen shumë diçka, por më vonë kjo ndryshon. Unë me gruan time të parë u deshëm shumë dhe vendosën të bëjmë edhe një fëmijë bashkë. Por të rriturit mund të mërziten me njëri-tjetrin, por ky nuk është fundi i botës. E rëndësishme është që ta ruajnë atë pjesën e bukur që kanë me njëri-tjetrin. Ne kemi edhe një vajzë të bukur bashkë, kështu që ruajmë gjërat tona më të bukura”,– tha Dudushi.