Duket se skandali i ngacmimeve seksuale do të nxjerrë emra të tjerë të njohur të botës së showbizz-it.
Kështu një ditë më parë Kate Upton vuri në qëndër të akuzave drejtuesin dhe bashkëpunëtorin e një prej revistave më të njohura në SHBA, GUESS, Paul Marciano, duke deklaruar se ai ka abuzuar seksualisht me mjaft vajza të reja dhe sipas saj, nuk duhet të jetë më pjesë e revistës.
Këtyre akuzave të Katë Upon i është bashkuar edhe këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez, e cila dekaloi se është kundër çdo akti të tillë dhe çdo njëri që abuzon duhet të marrë dënimin që meriton.
“Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe. Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”.
Deklaratat e saj këngëtarja i ka bërë gjatë një interviste për E! News.