Aktorja shprehu dëshirën të luajë një film për Britney Spears, por ylli i pop-it s’e priti mirë!

Millie Bobby Brown shprehu dëshirën e madhe që të luajë rolin e Britney Spears në një film mbi jetën e saj, por këngëtarja nuk ndan të njëjtin mendim.

Ylli i “Stranger Things” u shpreh për “The Drew Barrymore Show” se në listën e saj të dëshirave është pikërisht të luajë rolin e Britney-t.

Advertisement

“Mendoj se rezonon me mua. Të rritesh në sytë e publikut, të shohësh videot e saj, intervistat kur ishte e re…Nuk e njoh (personalisht), por kur shoh fotot e saj, ndihem sikur mund ta rrëfej historinë e saj në mënyrën e duhur”, u shpreh Millie.

Britney nuk u shpreh fansa e madhe e kësaj interviste, pasi tha: “Dëgjoj për njerëz që do të bëjnë film për jetën time…nuk kam vdekur!!! Është shumë e qartë që më duan të vdekur”, tha ylli i pop-it.

Ajo postoi një foto në Instagram dhe shkroi: “Lajm i mirë! Ende marr frymë. Është qesharake që njerëzit që më dhanë jetën, saktësisht 2 persona, janë ata që ma morën, por gjejeni çfarë! Unë jam gjallë dhe po marr frymë! E di që kam postuar shumë në Instagram, megjithatë është shumë argëtuese. Tani që po marr frymë, kam kohë, është kaq ndryshe! Dëgjoj për njerëz që duan të bëjnë filma për jetën time…nuk kam vdekur! Edhe pse është e qartë që më duan të vdekur. Mendoj se familja ime do të kyçë dyert tani! Gjithsesi, thjesht doja t’ju përshëndesja dhe të ndaja me ju këto dyer fantastike. Kam postuar shumë këtë javë…ndihem e turpëruar. E kuptoj…mirë pra, ditë të mbarë!”.

Pra, e morët vesh: Nuk është fare në plan të Britney-t një film mbi jetën e saj, të paktën përsa kohë është ende gjallë!