Aktorja e famshme do të martohet në fundjavë

Pas divorcit katër vjet më parë nga lideri i grupit Coldplay, Chris Martin, aktorja Gwyneth Paltrow do të martohet sërish në fundjavë.

Vetëm një vit më parë, zbuluam se ajo dhe regjisori Brad Falchuk ishin fejuar dhe lajmi u konfirmua kur ata vendosën të organizonin një festë gjigande në muajin Prill.

Advertisement

Çifti do të kurorëzojë dashurinë në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në “The Hamptons”. Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ceremonisë, por mësohet se do të jenë të pranishëm vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

 

View this post on Instagram

 

Happy Valentine’s Day to all especially @bradfalchuk ❤️

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on

Gwyneth and Brad, u takuan për herë të parë në vitin 2010, gjatë xhirimit të serialit “Glee” dhe ishin vetëm miq. Në vitin 2014, pas divorcit të bujshëm, ata nisën të dilnim me njëri –tjetrin dhe ishte viti 2015, kur e bërtitën përpara gjithë botës se ishin kokë e këmbë të dashuruar.

 

View this post on Instagram

 

Happy Father’s Day @bradfalchuk You are extraordinary.

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on

Gjithashtu vlen të përmendet fakti se ajo ka një raport mjaft të mirë familjar me ish-bashkëshortin, i cili me siguri do të jetë prezent së bashku me Dakota Johnson në këtë dasëm.

 

View this post on Instagram

 

Happy Father’s Day cajm, you are a ray of sunshine ☀️.

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow) on