Aktori shqiptar Marko Caka momentalisht jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mesa duket, ka vendosur ta festojë pak ndryshe festën e Krishtlindjeve në ‘Instagram’. Në përshkrimin e fotos ka shkruar se i është shpifur luksi i “Instagramistave” shqiptarë, duke kritikuar kështu fotot e VIP-ave në luks. “Unë dua ta festoj kështu.. Kam vendosur ta bojkotoj ‘Instagramin’ duke zvogëluar postimet e shpeshta sepse më është shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare (gjoja VIP) ku përreth tyre jeton vetëm skamja. Mbrëmë ishte darka e ime e parë pas kaq kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagën e kam sa ketërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohë të shplodhem, jo më të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata te pafund si instagramistet shqiptare. Ma keni shpifur qe nuk i hedhni sytë sadopak tek njerëzit përreth jush të mbledhur pranë sofrës te pangrënë. Gëzuar Krishtlindjet!”. Fotoja ka marrë komente pozitive dhe të gjithë e kanë përgëzuar për thjeshtësinë e tij.
/Who/