Zyrtare, Johnny Depp nuk do të jetë më tek ‘Pirati i Karaibeve’

Tani është zyrtare – në “Piratet e Karaibeve” nuk do të shohim më Johnny Depp. Domethënë, prodhuesi kryesor Disney tha se aktori nuk do të jetë më kapiten Jack Sparrow. Ai gjithashtu zbuloi arsyet rreth këtij vendimi. Shefi i prodhimit, Sean Bailey tha se 55-vjeçari ishte përjashtuar pasi dëshironin të sillnin energji të re në film. Përveç largimit të Deppit, prodhuesit vendosën të bëjnë edhe disa ndryshime të mëdha. Përkatësisht, ata do të punësojnë skenaristët e filmit “Deadpool”, Rita Ris dhe Paul Wernik për vazhdim e ardhshëm të filmit. “Ne duam të sjellim energji të reja dhe gjallëri”, tha Bailey. /BallkanWeb/