Marin Orhanasi u bë për herë të dytë baba i një djali të quajtur Ueis në prill të këtij viti.
Por gjatë lindjes, aktori i Porotkallisë u përball me një incident në martenitet. Këtë moment të sikletshëm ai e tregoi teksa ishte i ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Reze dielli”.
“Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them. Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndërkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.
Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltukët ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : ‘Jepi forca pra’, kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa”, tregoi ai.
Por sigurisht aktori ka përjetuar një ndër ndjesitë më të bukura të jetës së tij.
“I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli, dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë ‘Hë mo bab’. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante. Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme”, u shpreh Marini.