Marin Orhanasi dhe bashkëshortja e tij, Dorina, shumë shpejt do të sjellin në jetë djalin e tyre të dytë.
Këtë lajm e ka dhënë vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram. Ai ka qenë duke kaluar fundjavën në Durrës me familjen e tij, pikërisht aty ku ka vendosur të na japë lajmin:
“Jemi dy çuna, për pak bëhemi tre”,-duke na treguar se fëmija që do të vijë në jetë do të jetë sërish djalë.
Ky njoftim është pritur me emocion të madh nga ndjekësit e aktorit, që e kanë uruar në komente për zgjerimin e familjes.