Aktori i Portokallisë flet përse “nuk iu ndahet shpirti” nga personazhet e Klanit (Video)

Këtë herë  moderatorja e “Jo vetëm modë”, Nevina, i ka marrë një intervistë aktorit 32-vjeçar, Rezart Veleshnja lidhur me imitimet e personazheve të Klanit.

Veleshnja është padyshim aktori i momentit në “Portokalli”, ku me personazhet e tij nga politika tek showbiz-i i ka dhënë një tjetër frymë programit të humorit. Ai ka rënë në sy me imitimet e personazheve të njohur të Tv Klanit dhe jo vetëm, si Arian Çanin, Ardit Gjebrean, Rudina Magjistarin, Eni Shehun etj.

Advertisement

Nevina e pyet: Si është puna me ju të “Top-it”, kaq shumë na shihni ne të “Klanit” që vini javë pas jave me këto personazhe? Kemi parë Arjan Çanin, Ardit Gjebrean, Rudinën etj…

Rezart Veleshnja: Jo këto thua ti që janë se unë kam emra të tjerë, ai e ka emrin Vani, ti thua që i ngjan Çanit, mbase i ngjan, nuk e di… Personazhi im është Vani, është personazh më vete, nuk ka lidhje fare.

Ftoj ne studjo Marlin nga gjermania plak ej! pytooo!????

A post shared by @ rezart.veleshnja on

 Sigurisht që jo të gjithë i kanë pritur mirë imitimet e tij:

“Komente të drejtpërdrejta nuk kam pasur, por sigurisht që ka pasur mospëlqime. Njeriu tek vetja kërkon perfekten, mirëpo që të krijojmë humor ne duhet ta ekzagjërojmë. Pastaj ka patur edhe njerëz që e kanë marrë personale”.

Ndiqni intervistën e plotë nga minuta 02:38-14:31: