Aktori i famshëm shqiptar ndahet pas 20 vitesh martesë

Aktori i njohur me origjinë shqiptare është ndarë nga gruaja e tij e tretë, pas 20 vitesh martesë.

Bëhet fjalë për aktorin Jim Belush i cili i dha fund në mënyrë të befasishme martesës së tij me Jennifer Sloan, nënën e dy fëmijëve të tij. Çifti u martua në maj të vitit 1998 dhe kanë së bashku dy fëmijë, vajzën Jamison 18 vjeç dhe djalin Jared 16 vjeç.
Shfaqja e tyre e fundit publike ishte më 14 nëntor 2017, kur morën pjesë në një aktivet në Muzeun e Artit Modern në Neë York.

Advertisement

Lajmi i ndarjes së tyre u dha pak kohë pasi aktori 63 vjeçar u bë pjesë e serialit “Salvage”.