Mosha apo takat e larta? Sharon Stone rrëzohet në mes të rrugës

Vitet ikin, por ajo mbetet ende një yll që shkëlqen në çdo kohë.

Po flasim për aktoren e famshme amerikane 59-vjeçare, Sharon Stone, e cila është e njohur nga të gjithë për rolet e saj të shumta, por veçanërisht në filmin “Basic Instict”.

Advertisement

Këtë herë Stonë është bërë pjesë e një incidenti të lehtë, pasi është rrëzuar papritur gjatë së shtunës në Beverly Hills. Ajo u pengua papritur teksa ngjitej në një trotuar, teksa kishte dalë për drekë në “Grill On The Alley” së bashku me disa miq të saj. Dhe pse shumë prej nesh mund të thonë se Sharon Stone u rrëzua për shkak të moshës së aktores, është se ai ka ndodhur për shkak të takave shumë të larta prej 15 cm.

Menjëherë pasi bjondja sensuale u rrëzua, pasi ishte ngjitur në trotuar, ajo iu dhuroi edhe një buzëqeshje shikuesve të pranishëm.

Sharon Stone është rikthyer së fundi me serialin e “HBO”-së, “Mosaic”.