Aktori i famshëm bëhet baba për herë të tretë

Aktori i njohur hollywood-ian, Owen Wilson është bërë babai i një vajze me partneren e tij Varunie Vongsvirates.

Ajo iu nënshtrua testit për të vërtetuar atësinë me dëshirën e tij, gjatë kohës që ishte shtatzënë.

Advertisement

Owen është gjithashtu babai i dy djemve, Robert, 7 vjeç, Finn, 4 vjeç dhe tashmë i një vajze të porsalindur së cilës shumë shpejt do i mësojmë emrin.

Djali i tij më i madh erdhi në jetë nga dashuria me partneren, Jade Duell, me të cilën u nda në 2011-n. Ndërsa djali i tij Finn erdhi nga lidhja me trajneren e fitness-it, Caroline Lindqvist, me të cilën ishte ndarë para se të lindte i biri.

“Owen ka qenë një baba i mrekullueshëm me dy djemtë e tij dhe ka mbajtur një marrëdhënie të afërt me nënat e fëmijëve. Sigurisht nëse testi i atësisë deklaron se ai është babai i një tjetër fëmijë, ai do të përmbushë detyrimin e tij në mbështetjen e foshnjës”, tha më herët një burim i afërt.