Gëzimi më i madh i jetës!
Visjan Ukcenaj mbrëmjen e djeshme u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, Jona solli në jetë një djali, i cili gëzon shëndet të plotë.
Këtë moment të veçantë aktori e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, ku krahas fotos ku duken buzët e vogla të vogëlushit shkruan:
“Mbreme Jona solli ne jete Djalin tone. Zoti na bekoi me nje Engjell. Jam i lumtur qe e ndaj dhe me ju Gezimin me te madh te jetes . Kete gezim qe asnje prind nuk mund ta pershkruaj me fjale. Kete gezim qe i jep kuptim jetes”.