Martesa e tij sigurisht nuk do të jetë si ajo e Meghan dhe Harry-t, por sigurisht që do të përflitet gjatë. Kjo sepse Hugh Grant, 57 vjec, do të çojë drejt altarit të fejuarën e tij suedeze Anna Eberstein, 39 vjeç pas gjashtë vitesh së bashku.

Jo vetëm kaq… Aktori është gjithashtu dhe babai i pesë fëmijëve.

Advertisement

Me nusen e ardhshme, Grant ka tre fëmijë, më i vogli më pak se tre muaj, por babai Hugh ka edhe dy të tjerë fëmijë me ish-in, Tinglan Hong.

Pavarësisht jetës së tij sentimentale shumë aktive, marrëdhënies 13-vjeçare me Elizabeth Hurley dhe shumë flirte me shumë kolege, përfshirë këtu Drew Barrymore, bukuroshi nuk kishte folur kurrë për martesë dhe askush nuk shpresonte më.


Anna ama, duket se i ka ndryshuar më në fund mendjen aktorit të njohur anglez dhe kjo po i lumturon të gjithë.