Një nga regjisorët më të famshëm të francës akuzohet për përdhunim dhe investigimet kanë nisur.

Një aktore ka hedhur në gjyq Luc Besson dhe për këtë është hapur një hetim, siç raportojnë mediat franceze nga burimet e afërta me aktorin.
Megjithatë “Luc Besson i mohon kategorikisht këto akuza të rrema”, tha avokatja e aktorit, Theresa Marembert, “ka të bëjë me një person që e njeh, dhe ai kurrë nuk ka vepruar në mënyrë të pahijshme”.

Advertisement

Sipas gjykatës, “padia i referohet ngjarjeve që prokurori e quan përdhunim, dhe ato ndodhën natën e së enjtes në Hotel Bristol në Paris.”

Besson njihet për filmat e tij “Léon: The Professional,” “The Fifth Element” dhe “The Messenger: The Story of Joan of Arc.”