Mund të mësoni shumë në lidhje me shëndetin në përgjithësi duke u bazuar në vendodhjen e akneve të fytyrës.

E keni menduar ndonjëherë pse aknet tentojnë të dalin në të njejtin pozicion vazhdimisht? Sipas një teknike të lashtë Ayurvedic, ose ndryshe hartat e fytyrës, vendodhja e akneve mund të tregojë probleme të mundshme me shëndetin.

Advertisement

Hartat e fytyrës lidhin pozicione të caktuara me organe të brendshme. Kur praktika u zbulua për herë të parë mijëra vite më parë, vendodhja e akneve në fytyrë ndihmonte doktorët të diagnostikonin probleme të brendshme shëndetësore. Sot, këta tregues ndihmojnë në eleminimin e problemeve të mundshme shëndetësore dhe sociale që mund të jenë duke i shkaktuar ato.

“Anatomia e fytyrës përcakton llojin e lëkurës në zona specifike,” thotë Amanda Doyle, dermatologe e Klinikës Russak në New York. “Lëkura rreth syve është dhjetë herë më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës. Për këtë arsye hartat e fytyrës janë të rëndësishme në proçesin e përkujdesjes për lëkurën,” shton Dr. Doyle e cila punon mbi hartat e fytyrës përpara se të kryejë çdo lloj ekzaminimi të lëkurës. Edhe diagnostikimi i gjendjeve të ndryshme shëndetësore ndihmon në parandalimin e akneve të mundshme në pozicionet përkatëse të fytyrës.

Nëse zonat tuaja më të zakonshme janë nofulla ose mjekrra…

Mund të nënkuptojë: Që hormonet duhen kontrolluar.

Mund t’ia vini padyshim fajin hormoneve për aknet në zonën e mjekrrës dhe nofullës, thotë Dr. Doyle. Aknet hormonale shkaktohen nga mbiprodhimi i hormonit mashkullor, shpjegon ajo. Këto hormone mund të stimulojnë gjendrrat yndyrore dhe të bllokojnë poret ku rriten bakteret. Një shpërthim i akneve ndodh rreth 7-10 ditë përpara ciklit menstrual te femrat.

Dr. Doyle rekomandon produkte të rekomanduara nga mjeku për të trajtuar aknet hormonale të vazhdueshme. Ajo sugjeron konsultat me dermatologun për përzgjedhjen e produktit të duhur.

Nëse aknet ju pushtojnë cepat e fytyrës…

Mund të nënkuptojë: Që produktet tuaja të bukurisë po ju bllokojnë poret.

Shpërthimi i akneve në cepat e fytyrës, përgjatë vijës së flokëve, pranë veshëve, madje edhe te faqet mund të shkaktohet nga gjendja hormonale, shpjegon Dr. Doyle. Duke patur parasysh këtë, “Unë mendoj edhe për faktorët ekzogjenë, siç mund të jenë produktet e flokëve me përmbajtje vajore ose kimikate që irritojnë poret,” shton ajo.

Mund ta ndërroni rutinën tuaj të bukurisë për disa javë për të provuar produkte më natyrale dhe për të kuptuar ndryshimin në lëkurë. Ose, konsideroni vizitat me një dermatolog ose mjek për të konsultuar ingredientët e produkteve tuaja. Kapelet, rrathët e papastër ose çdo lloj materiali tjetër i tillë mund t’i transportojë bakteret në cepat e fytyrës. Kujdesuni që t’i pastroni vazhdimisht.

Nëse zonat tuaja delikate janë faqet…

Mund të nënkuptojë: Që po konsumoni shumë sheqer.

Aknet në zonën e faqeve mund të tregojnë shenja të konsumimit të tepruar të sheqerit, thotë Dr. Doyle. Kurimi i dietës tuaj dhe limitimi i sasive të sheqerit mund të ndihmojë në pastrimin e akneve. Duhet të jeni në dijeni të distancës së telefonit nga fytyra. “Telefonat tanë mbajnë shumë mikrobe dhe ekrani mbledh yndyrën dhe makeup-in e fytyrës,” shpjegon Doyle. Pastrojeni telefonin me dezinfektantë për të mos transferuar mikrobet në lëkurë.

Nëse ndjeni praninë e akneve në zonën e ballit…

Mund të nënkuptojë: Që jeni të stresuar ose po përjetoni shqetësime me aparatin tretës apo mëlçinë.

Puçrrat në këtë zonë diktojnë shqetësimet në aparatin tretës, thotë Dr. Doyle. Madje mund të nënkuptojë faktin që trupi e ka të vështirë të asimilojë vlera të caktuara ushqimore. Shkaqe të tjera? “Mund të jenë shqetësime që lidhen me mëlçinë, stresin apo faza të çrregullta të gjumit,” shton ajo. Në raste të tilla do të ishte mirë të konsultoheshit me një mjek.

Nëse zona T është shqetësimi juaj i vërtetë…

Mund të nënkuptojë: Që lëkura është shumë e yndyrshme.

Zona T (balli, hunda dhe zona e mjekrrës) është më e shkëlqyeshme sepse ka më shumë qeliza të yndyrës të përqëndruara. Për këtë arsye krijohet mjedisi perfekt për pika të zeza dhe më keq akoma, akne të acaruara. Edhe produkti i makeup-it që përdorni mund të jetë një shkaktar i rëndësishëm.

Mënyra më e mirë për të trajtuar këto akne është të konsultoheni me një dermatolog, thotë Dr. Doyle. Sërish ndodh që të përsëriten, paralajmëron ajo.

Zona fundore e fytyrës…

Hartat e fytyrës janë të dobishme për të përcaktuar dhe kuruar simptomat që shkaktojnë aknet. Nëse aknet nuk prastrohen brenda pak javësh, ose ju shfaqen simptoma të tjera, lini një takim me mjekun.

“Është më mirë të jeni proaktivë duke qenë se ka shumë mënyra për të trajtuar aknet,” thotë Dr. Doyle. “Konsultat me një profesionist që mund të përcaktojë regjimin e duhur janë zgjidhja e duhur. Shumë produkte, nuk janë të sigurta të përdoren gjatë shtatzanisë apo gjatë ushqyerjes me gji, kështu që është e dobishme të konsultoheni me një specialist.”