Në ndryshim nga njerëzit e tjerë ajo feston datëlindjen dy herë në vit, nuk ka patur kurrë pasaportë, mund të ngasë makinën pa patentë, mund të formojë e shkarkojë të gjithë kabinetin e ministrave të Anglisë e Australisë etj, por pavarësisht se është një ndër pjesëtarët më të ekspozuar të familjes mbretërore britanike, mbretëresha Elizabeta vazhdon të mbetet e rezervuar dhe e ndrojtur edhe në moshën 91-vjeçare.

Sipas burimeve shumë pranë saj, ajo ka qenë gjithmonë fjalëpakë dhe përpiqet të evitojë bisedat e gjata dhe të mërzitshme. Por, duke qenë se protokolli i kërkon shpeshherë të jetë pjesë e diskutimeve me natyrë ekonomike, sociale dhe politike për zhvillimet në vend e shkëmbimet përtej Oqeanit, mbretëresha ka zgjedhur mënyrën më të mençur për t’u shpëtuar diskurseve të gjata, del shëtitje me qentë e saj.

Advertisement

Lidhja e saj me kafshët e hershme duke filluar nga pasioni që ka për kuajt, pëllumbat, por qeni është kafsha e saj. Ajo mori në vitin 1933 qenin e parë, si dhuratë nga babai dhe që prej asaj kohe mund të thuhet se është ”e dashuruar” pas qenve të racës Corgi.

 

Qentë Corgi të mbretëreshës kanë dhomën e tyre në Buckingham Palace dhe ushqehen me ushqime të posaçme të përgatitura nga shefi i tyre i kuzhinës.