Një urim tejet i veçantë ky i aktorit të humorit Agron Llakaj për të bijën e tij Alkida. Teksa e ka uruar me fjalë zemre, Llakaj ka treguar dhe një “sekret” kur vajza e tij erdhi në jetë.

“Unë nuk di si po të uron yt shoq apo jot bijë, s’di se si po të uron yt vëlla apo jotja kunatë…, as që e mendoj se si po të uron mami se ja ku ta them por mos ma nxirr fjalën…, Mami ka qarë kur u linde ti! Unë u gëzova se ti u bëre motiv i jetës time dhe tonës!”, shprehet me emocion Agron Llakaj.

Advertisement

Urimi i Agron Llakajt për të bijën:

“Alkida ime!Bija ime…me njoftoi fb se sot ti ke ditelindjen,e cuditeshme.., te kam femijen tim por edhe friend ne facebook…,si erdhen koherat,edhe pse te kam ngjitur ne krah duhet pa tjeter te te uroj nga celulari…, ja keshtu sic jemi mbledhur te gjithe bashke,te gjithe me koken ulur mbi iphon,te gjithe te urojme ty…, secili me vete.Une nuk di si po te uron yt shoq apo jot bije, s’di se si po te uron yt vella apo jotja kunate…, as qe e mendoj se si po te uron mami se ja ku ta them por mos ma nxirr fjalen…, Mami ka qare kur u linde ti! Une u gezova se ti u bere motiv i jetes time dhe tones!

Mos ta zgjas se po zgjat koken mami nga cel im(ceshtje vesi). Edhe 100 zemer e babit…,te them si ateher kur ishe 1 vit..

Te dua sa qielli e sa toka!!! P.s..do me mbetet qejfi po sme bere ‘like’!”