Jemi mësuar tashmë që në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në “Energy Radio” herë pas here të thuhen lajme ekskluzive për personazhe të ndryshëm publikë.
Këtë herë, moderatorët e “Chaud Patate” zbuluan emrin e personazhit që do të jetë përballë fëmijëve të hënën e ardhshme. Bëhet fjalë pikërsht për aktorin e humorit, Agron Llakaj, pjesmarrja e të cilit do të pritet me shumë kuriozitet dhe për shkak të konfliktit që Goni ka pasur me një nga personazhet e emisionit, Rudina Dembacaj.
Si do të sillet Rudina përballë Agronit, pasi ajo është shprehur se nuk do ta ftonte asnjëherë atë në emisionin e saj “Mos i fol shoferit”? Do zgjedhi të mos dalë fare në skenë apo do të tregohet profesionale duke u veshur nën petkun e personazheve që bën dhe duke e lënë pas konfliktin e të shkuarës?
S’na mbetet gjë tjetër veçse të presim të hënën…