Aeroporti gjigant ‘nazist’ me relika të frikshme hitleriane dhe të Luftës së Ftohtë, që mund të vizitohet edhe sot në Gjermani.

Aeroporti në foto ka qenë një qendër transporti e teknologjisë më të lartë dhe përdorej dikur vetëm nga anëtarët më të lartë të partisë naziste në pushtet në Gjermani.

Për disa dekada koha duket se ka qëndruar e palëvizur në aeroportin Tempelhof në Berlin i cili tashmë u është lënë si hapësire zbavitjeje banorëve vendas që jetojnë në zonë.

Advertisement

Fluturimi i fundit komercial nga kjo pistë u bë në 2008 teksa vendi është tashmë një hapësirë për patinazh apo festa publike dhe ilegale muzikore.

Vendi është gjithashtu një pikë interesi për entuziastët e aviacionit, teksa Berlin Tempelhof është ndërtuar prej vitit 1923, para se të merrej në kontroll nga nazistët gjatë luftës.

Aeroporti gjigant është përdorur si pikë zbarkimi në Berlinin Perëndimor në vitin 1948, dhe gjithashtu gjatë Luftës së Ftohtë prej masës së tij të madhe.

Tashmë historianët besojnë se impjanti shërben si një simbol i fuqishëm i të kaluarës së trazuar, edhe pse lufta dhe përcarja ende vijojnë në botë.

Impjanti ka një kullë radari 72m metra të lartë, e cila ende përdoret nga ushtria gjermane për të monitoruar trafikun ajror, si dhe ka një terminal të epokës naziste që harkohet nën një çati të gjerë pa kolona shkruan britanikja The Sun.

Ndërsa në rreshtat e korridoreve të zbrazëta, gjen ende avionë të vjetër që kujtojnë se më parë vendi ishte qendër e rëndësishme qarkullimi ajror.

Prej vitit 2010, fusha ajrore Tempelhofer Feld, është hapur si park për publikun dhe frekuentohet nga familjarë dhe aventurierë.

Në muajt e verës parku është i mbushur me pushues dhe fluturues balonash ose modele aeroplanësh.

Disa herë janë propozuar plane për zhvillimin e tij nga autoritetet por komuniteti vendas i ka luftuar ato për ta ruajtur hapësirën si një tipar i veçantë i zonës së tyre.

Gjatë krizës së emigracionit nga Siria në 2015 pista u kthye në një kamp ku u strehuan 13,000 emigrantë të luftës së NATO-s ndaj Sirisë.