Megan Thee Stallion shpërthen kundër Drake!

Drake njihet për aftësinë e tij për të shkaktuar debat me tekstet e këngëve. Pas publikimit të “Her Loss”, një album në bashkëpunim me 21 Savage, reperi duket se i referohet Megan Thee Stallion dhe sulmit që ajo pretendon se iu bë nga reperi kanadez Tory Lanez.

Në vitin 2020, dyshohet se Lanez e qëlloi Megan-in në këmbë pasi ajo u përpoq të largohej në makinë gjatë një debati. Ajo rrëfeu detajet e incidentit në një intervistë me Gayle King në “CBS Mornings” në prill 2020, shoqëruar me foto të plagëve të saj, së bashku me një raport që i referohet “plagëve me armë zjarri” dhe fragmenteve të plumbave në këmbën e reperes.

Advertisement

Në këngën “Circo Loco”, Drake thotë: “This bitch lie ’bout getting shots but she still a stallion.” Teksti duket se ka kuptim të dyfishtë dhe i referohet injeksioneve kozmetike dhe sulmit që Megan pretendon. Fakti që përdor stallion (term që përdoret për një vajzë të bukur, disi agresive) i bindi njerëzit që Drake e ka fjalën për Megan Thee Stallion dhe konfliktin me Tory Lanez.

Megan reagoi ashpër duke thënë se “që kur dreqin është gallatë të tallesh me gratë që qëllohen?”. “Dhe kur të dalin faktet, mbani mend të gjithë reperët tuaj të preferuar që mbrojtën një person që qëlloi një femër,” shkroi ajo në Twitter.

Alex Spiro, një nga avokatët që përfaqëson Megan-in në padinë e saj kundër Lanez, tha për Page Six: “Pavarësisht provave të pakundërshtueshme që Megan ishte viktimë e dhunës me armë, injorantët vazhdojnë të mbështesin sulmuesin e saj.”

Lanez nuk ka folur as për këngën e Drake – me gjasë sepse gjykata vendosi në shkurt 2021 se ai nuk lejohet të flasë publikisht për çështjen në fjalë. Ai i ka mohuar pretendimet. Gjyqi për këtë çështje do të nisë në dhjetor.