Adrola Dushi përlotet nga mesazhi, mikja e saj hedh dritë mbi divorcin? (Foto)

Adrola Dushi

Adrola Dushi është një ndër modelet më të përfolura shqiptare, padyshim pamja e saj tërheqëse dhe linjat e saj elegante e kanë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes mediatike.

Mesa duket njëra nga shoqet e saj, mëngjesin e sotëm, e ka përlotur Adrolën me anë të një mesazhi vërtet të ndjerë dhe domethënës.

Advertisement

“Nuk do të rresht kurrë së thëni se sa me fat jam që të kam në jetën time. Ti je një mrekulli dhe një dhuratë e Zotit. Ti je bekim për të gjithë njerëzit që të njohin, por ajo çka të bën ty personin më të mrekullueshëm në botë, është pikërisht zemra jote që kujdeset dhe i do shumë të tjerët. Ti ke qenë dhe je personi më i mirë që kam takuar gjatë jetës sime. Kur ti ikën, ata do të kërkojnë për një të ngjashme me ty, por kurrë nuk do të gjejnë një si ty sepse ti je rrallë. Njerëzit që nuk u kujdesën për ty, kanë humbur një person për të cilin do të kërkojnë gjithë jetën për ta gjetur. Dhe personat që vërtet kanë humbur janë ata, jo ti. Të dua me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës”, ka shkruar shoqja e saj.

Mos ndoshta kjo lidhet me divorcin e saj? Kujtojmë se kur ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” Adrola tha se nuk ishte faji i askujt, por vetëm i moshës së tyre të vogël.

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do të ngelet mes meje dhe Adisit”, u shpreh Adrola.