Adi Krasta është padyshim një nga moderatorët më të veçantë të ekranit shqiptar.

Dhe me siguri shumë prej jush ja ndjejnë mungesën…
U përfol gjatë për largimin e tij nga Top Chanel, por vetë modetaroti kishte zgjedhur të qëndronte larg kamerave e të mos prononcohej mbi këtë çështje. Megjithatë Adi vendosi të thyej heshtjen mbrëmjen e kaluar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin.

Advertisement

Moderatori ka sqaruar të vërtetën e largimit nga Top Channel, për të cilin Krasta shprehet se ishte një ndarje “gentleman-ësh”.

“Më kërkuan që kontrata me ta të mbyllej më herët se sa ishte përcaktuar. Nuk e kam të qartë arsyen por në fund ishte një ndarje xhentëlmenësh. Kemi koncepte të ndryshme për bërjen e televizionit. Unë jam i ndjeshëm për lirinë e fjalës, për të ftuarit, dua ata që i bëjnë drejtësi të vërtetës, që të jem i ndershëm dhe nuk e pata këtë liri. Disa të ftuarit e mi kanë shkaktuar një lloj tensioni, madje një monolog i imi është hequr edhe nga youtube. Liria e fjalës është thelbi, liria e të shprehurit. Në këtë vend duhen lejuar edhe njerëz që flasin ndryshe, bëjnë pjesë të gjithë në një pazëll të tërë. Ky është një vend që ka vend për të gjithë”, u shpreh Krasta.

Megjithatë, intervistën e mbylli me një lajm të mirë “Ne sivjet bashkë me kolegët, po bashkëpunoj me Pali Kuken, një festival të 56-in, që unë i them dua të bëjmë “San Remon” me shaka. Duam të bëjmë një festival të mirë. Me një skenografi shumë të mirë. Do bëjmë intervista të mira, me të ftuar të veçantë të mirë. Do ta prezantoj festivalin me shumë njerëz”.